U mbajt “Sofra e Ymer Prizrenit” në fshatin Zgatar të Opojës!

Kultura

U mbajt “Sofra e Ymer Prizrenit” në fshatin Zgatar të Opojës!

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 9 qershor 2023 Në ora: 13:54
“Sofra e Ymer Prizrenit”

Me organizmin e OJQ “Kroi i Macës”, në fshatin Zgatar të Prizreni u mbajt manifestimi tradicional “Sofra e Ymer Prizrenit”, ku morën pjesë me poezitë e tyre 42 poet nga trevat mbarë shqiptarë.

Ky manifestim nisi në orën 10:00 në oborrin e Shkollës së Mesme të Ultë “Ilmi Bahtjari” në fshatin Zgatar, manifestimi u hap me intonimin e himnit shtetëror dhe atij kombëtar.

Pastaj u vendosën lule të lapidari i “Ymer Prizrenit” nga ana e organizatorit, strukturave politike lokale dhe poeteve të pranishëm.

Fjalën përshëndetës e mbajti kryetari i komunës së Dragashit, duke iu dëshiruar mirëseardhje të gjithë mysafirëve.

Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Liridona Misinaj, e cila vjen po nga ky fshat i Ymer Prizrenit, me emocione iu drejtua të pranishmëve, se sesioni letrar kushtuar kryetarit të Parë të Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Ymer Prizrenit do të marrin pjesë poet nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut etj.

Drejtoresha Misinaj ndër të tjera ka theksuar edhe këtë: “Ndoshta kjo mrekulli e lindur në trojet tona, do ta frymëzonte poetin ta përjetësonte figurën e Ymer Prizrenit me poezitë e tyre dedikuar ikonës atdhetare e kombëtare.

Në vijim të fjalimit të saj Liridona Misinaj ka shtuar edhe këtë së Ymer Prizren ishte dhe do të mbetet njëra prej figurave më emblematike të kombit shqiptar edhe si kryetar i parë qeverie edhe si patriot i dëshmuar. Emra si Ymer Prizreni kanë spikatur në arenën ndërkombëtare emrin e kombit tonë përpara kombeve të qytetëruara dhe Fuqive të Mëdha, duke kërkuar të drejta e tyre legjitime me guxim e trimëri.

Pastaj 42 poetet kanë lexuar para të pranishmeve poezitë e tyre sipas rregullave të parashtruara nga ana e organizatorit dhe në fund janë ndarë edhe tri vendet e para nga ana e Jurisë të përbërë nga kryetari Asllan Qyqalla dhe një poet e klerik fetar i konfeksionit mysliman, poezia e parë u dha poetit Dan Ibrahimit, çmimi i dytë iu nda poetit Gazmend Beqaj dhe vendi i tretë i takoi Nirie Badunit nga Tirana.

Në fund u dha një program i pasur kulturo-artistik nga Shoqria Kulturore e Artistike “Bresana” nga Bresana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat