​Promovohet libri "Krimet serbe në trevën e Llapit 1998-1999"

Kultura

​Promovohet libri "Krimet serbe në trevën e Llapit 1998-1999"

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 21:49
​Promovohet libri "Krimet serbe në trevën e Llapit 1998-1999"

Para qindra pjesëmarrësve sot në Podujevë është promovuar libri "Krimet serbe në trevën e Llapit", i autorit Arsim Thaçi. Historitë e paraqitura në këtë libër janë rrëfime të vuajtjeve të popullatës civile dhe pasqyrojnë krimet që janë kryer në trevën e Llapit gjatë periudhës së luftës.

Në këtë ngjarje autori i librit Arsim Thaçi foli për kronologjinë e ngjarjeve të asaj kohe për krimet serbe ndaj popullatës së Llapit, e cila ishte e përndjekur nga vatrat e tyre e gjatë kësaj kohe ishin zhvilluar edhe shumë krime monstruoze ndaj popullatës së pafajshme nga paramilitarët serbë.

Sipas një njoftimi të komunës së Podujevës, në promovimin e këtij libri folën historianë dhe krijues letrarë duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë libër që dokumenton të kaluarën e trevës së Llapit dhe shumë i nevojshëm për gjeneratat e reja për tu njohur më shumë me vuajtjet e popullit tonë që ka përjetuar veçanërisht në luftën e fundit.

Po ashtu, pjesëmarrës në promovimin e librit ishin edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Pajtim Balaj, deputetët llapjanë Vendenis Lahu dhe Fitim Haziri, profesorë e mysafirë të tjerë. Për promovimin e këtij libri autori është mbështetur financiarisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat