Diskutimet e parlamentarëve

Kultura

Diskutimet e parlamentarëve

Nga: Musa Ahmetaj Më: 19 qershor 2023 Në ora: 19:59
Musa Ahmetaj

Kur ke qenë i vogël

Në shkollë ke sharë

Me veshë të kam dëgjuar

E me sy të kam pare

Shpesh edhe në shkollë

Në orën e parë je vonuar

Ndoshta sot të kujtohet

Mësuesja të ka qortuar

Tjetri nga fundi i sallës

Fjalën me nguti e kërkon

Parafolësi tash çka thot

Kjo fare nuk qëndron

Ti zotni nga opozita

Neve mos na mbajë ders

Deri në klasën e parë

Ke shkuar me pampers

Deklarohet njëri nga vendi

Me të kaluarën jam mburrë

Unë nuk krahasohem me ty

Në çerdhe sikur ti s,jam pshurrë

Ndoshta ky ka harruar

Le të flasin pak për vete

E pengonte mësuesen

Me sjellje e muhabete

Kështu deputetët tanë

Diskutojnë ditën e natën

Si fëmijë parashkollorë

Kurrë fjalët nuk i matën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat