Propozim

Kultura

Propozim

Nga: Musa Ahmetaj Më: 26 qershor 2023 Në ora: 17:31
Musa Ahmetaj

Në mbledhjen e parë

E kam një propozim

Bile edhe të shkojnë

Menjëherë në votim

Vlenë edhe për juve

Është aktual propozimi

Për secilin parlamentar

Të aplikohet sigurimi

Sigurimet për në shtëpi

Të mos na shkilet bari

Të na shëtisin të lira gratë

Me qafore dhe me ari

Me kët ligj të ri mendoj

Hajnave do u japim hakun

Duhet pasur mendjen

Në kunatë dhe baxhanakun

Prandaj koleg të nderuar

Nuk po mendoj veç për vete

Një ligj I tillë ekziston

Edhe nëpër shumë shtete

Me zemër ju kisha lutur

Juve në sallë, gra e burra

Ligjet e të tilla të kalohen

Madje edhe pa procedura

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat