I përjetshëm Sadria

Kultura

I përjetshëm Sadria

Nga: Mustafë Shabani Më: 24 korrik 2023 Në ora: 07:17
Foto nga vendi i ngjarjes

T’ikin vitet nuk hetohen

sa hapë gojën e mbyll sytë 

në besë burrni të gjithë betohen

të pakët t’deshtën,më shumë t‘kan mbyt 

 

Tek ti linda dhe u rrita 

atje thell në malësi 

me këndez e diell zbardhëte dita

fusha të gjera rrëzë llapi n’Metehi

 

Ju shpatije,maja mali,e kodrina 

ju kullosa,bagëti e krua

ju jap fjalën,do m’ndëgjoj Prishtina

thell në ju mendjendrituri u betua 

 

Me shpirt u deshi ,mbajti fjalë

s’na duhet pylltar, këtu as hyqmeti 

sikur arat, tokë,lëndina, drunjë e mal 

jan tonat,me tapi  do i kemi për veti

 

Gjithë qka tha ,e qa foli 

gjithë qka premtoj përmbushi Sadria 

askujtë si ty nuk i doli 

me pietet të kujtojnë Kërpimeh,Repë METEHIJA 

 

Ikin njerëzit koha nuk kthehet 

uji shkon e mbetet zalli 

e kaluar gabim rrëfehet 

përjetësisht të vërtetën thot mali 

 

Asnjë shenjë,emër,as gur varri 

sikur i huaj që së vlen askund 

porë nuk fshihet ,as nuk shuhet i madhi 

i pari n‘rrethë,pas tijë një katund

 

Flasin kroje drunjë e lisa 

fletë vulë e tapia 

flasin n’varre burrat me plisa 

i përjetshëm është Sadria 

 

M.Sh.24.07.23 Emm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat