N’veri frynë e ngrinë

Kultura

N’veri frynë e ngrinë

Nga: Dedë Preqi Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 18:22
Dedë Preqi

N’veri po frynë e ngrinë

Kodra e minatorit valë,

E zhvish mintanin e metalt

Nëntoka djersët ia përpinë.

Shpesh fryn veriu,

Sjell plyma korbash,

Korba që lënë vragë

Esqepojnë plagë.

Dikund fara e djallit

Ka lidhë nyjen dredhë,

Mbi lëkurën e mitit qelbur

E ngatërroi vegëzën.

Për rreth hienat e uritura

E tundin bishtin vengër,

Akoma si në ëndërr

Në sytë e kontinentit verbër…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat