“Flamuri më i bukur në botë” këndohet bukur nga Bekim Ibrahimi

Kultura

“Flamuri më i bukur në botë” këndohet bukur nga Bekim Ibrahimi

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:04
Bekim Ibrahimi

Ai ka publikuar mjaft projekte muzikore gjatë tërë vitit, e natyrisht se nuk kishte si të mos sillte edhe një super këngë në festën e madhe të shqiptarëve.

Ky është artisti Bekim Ibrahimi i cili kishte menduar mirë që nga titulli " Flamuri më i bukur në botë" e deri te interpretimi dhe klipi mjaft i përshtatur.

Kënga është krijuar me tekst dhe muzikë nga vetë artisti, me orkestrim dhe masterizim nga Endrit Shani dhe video mjaft e bukur realizuar nga "Artfabe" Fazli Berisha.

Në klip shihet edhe Ansambli "Haziz Ndreu" me koreografi nga Avni Ndreu, ndërsa është xhiruar te Shtatorja "Nënë Shqipëri" në Tiranë e sponsor nga Swissmusik.

Këngën të cilën e gjeni në kanalin muzikor po pritet mjaft mirë duke marrë edhe komente pozitive dhe duke qenë Bekimi mjaft i kërkuar në mediat televizive.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat