75 qirinj ndezën sot për ditëlindjen tënde
Aleanca më e fuqishme dhe e vlershme,
E bashkuar me të drejtë për një arsye të njëjtë.
Një Aleancë e fortë e bashkuar për një qëllim
Që s’dëshiron askund të ketë luftë apo kërcënim
Si në lindje të largët poashtu edhe në perëndim.
Edhe Shqipëria e jonë një ditë bëhët anëtare e saj
Të mbrojë të drejtat njerëzore kudo deri në skaj,
Për një opsion suprem, mbrojtjen e njeriut të pa faj.
NATO, një udhëheqëse e paqës kudo në botë
Sa më shumë anëtar, aq bëhët edhe më e fortë,
Mburojë e sigurisë njerëzore dhe për stabilitet
Të urojmë shumë ditëlindje i festosh shumë vjet.