Më merr

Kultura

Më merr

Nga: Vjollca Aliu Më: 31 korrik 2024 Në ora: 15:55
Vjollca Aliu

Sikur të kisha fuqi nga ëndrra të të nxjerrë
Të të mbërthejë me afsh në përqafime
E diellin t'a ndalojë të mos e bëjë ditë
Ti të më rrishë pranë sikur në ëndrrën time.

Sa e shkurtë ajo ëndërr e mahnitshme me ty
S'doja që të përfundonte kurrë
Në vend të çarçafit të kuq të pëlhurtë
Ishim mbuluar me lule, të shtrirë mbi urë.

Kur drita e diellit në sy më ra
E dita kishte aguar kaherë
Përgjumshëm të thërrisja ëmbëlsisht
Eja, zog, në shtegtimin tënd më merr!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat