A po hapet ura mbi lumin Ibër,
Jo, ajo ka mbetur pezull
Mbi kokat e njerëzve
Që e mbajnë në dy cepat e krisur
Dhe e presin me pa durim
Hapjen e saj prej skajit në skaj.
Uji gurgullon nën urë
Nuk do kthehet më kurrë,
Teatër antik në kohën e sotme
Sikur asgjë nuk fashitet
Pse ajo më e keqja të përsëritet.
Dikush na tha, do ta keni kallirin në dorë
Por duhet të kaloni nëpër perin e hollë.