Nënë, oj e dashura NËNË!

Kultura

Nënë, oj e dashura NËNË!

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 gusht 2024 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Sa mka marrë

Malli për ty

T'kujtoj kur

Na rrite

Herë pa bukë

E herë me bukë

N'atë t'shkreten varfëri.

Ishim shumë fëmijë

Baba nuk kishte punë

Varfëria për çdo ditë

Na trokiste n'derë

E vëtmja shpresë

Për një ditë

Më t'mirë

Ishe tij

Oj e dashura nënë!

Ke vuajt shumë

Ke kaluar netë

Pa gjumë

Për t'na vesh- mbathur

Për t'na siguruar

Edhe kafshatën .

Tani kur shkove n' amshim

T' kujtojmë me mallëngjim

Shpesh na shtihesh

N'ëndërr n' gjumë

Duke na thënë

Qëndroni bijtë e mi

Do t ‘vijnë ditë

Më t ‘mira për ju!

Tani vërtetë jemi mirë

Por malli na mundon

Për ty e dashura

Dhe e shenjta Nënë!

E dashura Nënë

Do t ‘kujtojmë gjithmonë

S'kemi për t ‘harruar kurrë

Gjersa t ‘jemi gjallë

Na ke sjellë n' jetë

Na ke vesh e mbath

Dhe na ke dhënë për t' ngrënë

N' një kohë

Kur thirrjet

Për bukën e gojës dëgjoheshin

N' çdo anë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat