Pse na rrëshqasin fjalët
E na thyhen dërrasat e shkallët,
Armiqësia me njëri-tjetrin
Na i mbush muskujt.
Pse, athua pse të dehur pa pirë
Pse dhemb koka çdo mëngjes,
Zgurdullojmë sytë me përshpëritje
I turturojmë e shajmë zotat prej frike.
Çdo ditë bartim arkivole mbi supe
Flet shpirti, plas edhe zemra e gjorë,
Hesht Krishti, hesht edhe Muhamedi
Për mëkatët tona, sikur ndjehen ata fajtorë…