Bukuroshi ne bronz

Kultura

Bukuroshi ne bronz

Nga: Riza Spahiu Më: 9 gusht 2024 Në ora: 16:09
Lapidari i Leotrim Ahmetit ne Skenderaj

Ditë më parë, në çerekshekullin e çlirimit, në Skenderaj u zbulua lapidari përkujtimor i djaloshit shtatëvjeçar Leotrim Malush Ahmeti nga Rezalla. Atë dite me diell qershori, të pranishmit të përlotur nga emocionet e përcollën nenën Shukrije tek zbuloi te birin ne bronz me ç’rast na dha një porosi te madhe edukative nga lapidari i lirisë. Nëna qendrestare zbuloi një lapidar jo të zakonshëm, një lapidar çfarë s’jemi mësuar ta shohim, një lapidar qe na ka munguar, një lapidar çfarë jemi vonuar ta shohim. Është ky lapidar pa armë e rrethatore i një djaloshi shtatëvjeçar i shton madhështinë ditës se çlirimit dhe do ta zbukuroj edhe sheshin e qytetit. Dhe, në qastë të emocionon pamja fëmijërore e Leotrimit në bronz, ku më një dorë mban plagën jetë marrëse, plagën liriprurëse dhe me tjetrën librin. E mesazhi është i qartë: ta shtrëngojmë fort plagën që na dhemb, ta shtrëngojmë fort plagën liriprurëse, ta shtrëngojmë fort plagën shtet ndërtuese, por ta shtrëngojmë fort edhe librin.

Kur krahas plagës Leotrimi e shtrëngon edhe librin, tani porosia e tij është edhe më e madhe, është porosi mësimdhënëse dhe edukative, është porosi dijedashëse dhe shtet ndërtuese. Prej lapidari na porosit që edhe në shtëpi e shkollë mos ta lëshojmë librin nga dora, dhe jo ta lexojmë por ta studiojmë e ta përpijmë, si thoshin Rilindësit. Dhe, sa herë kalojmë pranë lapidarit te Leotrimit ne duhet ta kujtojmë çmimin e lirisë, ti thërrasim fort ndërgjegjes sonë shtet ndërtuese dhe në heshtje ti raportojmë për suksesin dhe sjelljen tonë në shkollë, në shtëpi, në rrugë e kudo.

Me ketë rast dua të falënderoj artistin Sabri Behrami, për lapidarin me vlera tejet emocionale që na dhuroj. Por, gjithashtu dëshiroj qe ky lapidar te trokas në ndërgjegjen munguese të strukturave politike, kulturore e arsimore të Kosovës. Nga lufta na mungojnë 1432 fëmijë, e as pas një çerekshekulli nuk e kemi një statujë te përbashkët se paku me emrat e fëmijëve të lirisë, ndërsa ende flasim kush më shumë e kush më pak jemi meritor për lirinë, kush më shumë e kush më pak jemi patriot, kush më shumë e kush më pak jemi me Amerikën.

përfunduar i kisha bërë thirrje gjithsecilit shqiptar të Kosovës qe lapidari i Leotrimit dhe lapidari mungues i njëmijë e katërqind e tridhjetë e dy fëmijëve të lirisë le të trokas në ndërgjegjen tonë shtet ndërtuese dhe ti tejkalojmë inatet mesjetare, ti bëjmë bashkë mendjet tona, për hir të gjakut të njomë të fëmijëve të lirisë dhe njerëzisht ta qojmë në vend amanetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat