Me dorën time mblodha
Edhe lulen e fundit
Të kësaj vere
Me hithër regja kohën e heshtjes
Që heshtte kohën pafundësisht
Dhe ditën që ikte drejt natës
Ndjenjën hergjelé
Por të brishtë
Shëtita lugjeve të dëshirave
Ku ka dhe togje lulesh tjera
Më sill me vete
E falma një natë
Një trastë përplot
Ëndërra të bardha
Që sot
E deri
Në pranverë.
Berlin, 3 tetor 2021