Përtej grilave

Kultura

Përtej grilave

Nga: Ardian Haziri Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 15:34
Autori Ardian Haziri

Pjesën më të mirë të jetës rinore, e vodhën;

E mbuluan me ngjyrën e territ të frikshëm;

E futën në kuti fatkeqe, duke ia mohuar lirinë;

Atyre që nuk e njohën dorëzimin;

Dhe për atdhe, pranuan flijimin.

Trupin e mavijosur, të mbyllur brenda në qeli;

Por mendjen e hapur për të drejta e liri.

Edhe në pjesën tjetër të atdheut;

Grilat ishin shpeshtuar;

Si këndej Demaçi, andej Pano Taçi;

Si këndej Lajçi, Merxhani e Kosumi;

Andej Velo, Zhiti e At Zef Pllumi. 

Lista është e gjatë, nuk i zë dot poezia;

Me krenari do të flasin historia dhe letërsia;

Se cili ishte çmimi, që ka sot liria. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat