Drenica zemra e Kosovës.
Në Prekaz,
nga 5.6 dhe 7 Mars 1998
Adem Jashari më familjë po reziston.
Lule të kuqe në kët Pranverë.
Qirezi,
Likoshani
Llausha
Broja...
Nga armiku janë ataku.
Shumë të vrarë e të plagosur
Lule të kuqe në kët Pranverë.
Vrasje, vrasje
Varre të reja në varg
Më zjarr e gjak Kosova u mbulu,
Lule të kuqe në këtë pranverë.
Në istikam
Ahmet Delia,
Azem Galica
Shote Galica,
Shaban Poluzha
Tahir Meha
Më gëzim të madh e pritën
rezistencën luftarake të
Ademit,
Hamzës
Babë Shabanit
e Dajë Osmanit
dhe 17 dëshmorve
edhe 35 tjerë.
Heronj kombëtarë
Heroizëm shqiptarë,
21 dëshmoret e familjës Jashari,
më dajen Osman Gecin
Flamur Lirie për çdo shqiptarë.
Mars 1998