Klerikët

Kultura

Klerikët

Nga: Sevdail Hyseni Më: 19 mars 2025 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

I pyetën me rend

Klerikët fetarë:

-Si i ndajnë të mirat

A hanë në kandar?!

Sa më përket mua

Tha Prifti qejfli:

-Do ta ndaj fitimin

Drejt në terezi.

Në tokë bëj një rreth

N’mes një vijë të drejtë,

Me dy duar të mirat

I hedhim përpjetë.

Çka bije këndej vijës

Për vete i mbaj,

Kurse matanë vijës

N’popull i shpërndaj.

Pastaj shprehet Frati

Urtë e but për besë,

Unë e bëjë një rreth

Jo të ndarë në mes.

Po ashtu të mirat

I hedhim në erë,

Çka bie në rreth

Më takojnë me nder.

Tjerat jashtë harkut

I ndaj sipas nevojës,

Askush të mos mbetet

Pa bukën e gojës.

I vjen radha Hoxhës

E jep një mendim,

Të mirat në ajër

I hedh pa mbarim.

Çka mbetet në qiell

Për popull e zogj,

Krejt çka bie n’tokë

Janë të Agës Hoxhë!

Sevdail Hyseni

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat