Jemi betuar dhe jemi betuar se,kur të vjen liria e Kosovës,do të hamë me një lugë!
Sa shpejtë jemi tjetërsuar,secili në udhët e jetës pikë e pesë...!
Sa të politizuar që jemi:Kjo është partia ime,ky është mëngjesi dhe interesi im...!
Përditë po e hamë bukën e bardhë,por toka ka mbetur djerrinë dhe,siç thonë në fshat, kurrë nuk kemi pasur më shumë të mira në sofër,nuk di sa do të zgjasë...?
Në kryeqytetin e Prishtinës,në mëngjeset e jetës nuk kemi asnjë gazetë të ditës dhe,as një kioskë për shitjen e gazetave...!
Përfunduan studimet universitare dhe në kolegjët tona,por deri tash nuk kanë bibliotekë profesionale dhe të botimeve letrare shqiptare dhe botërore.Pse pa bibliotekë të rinjët tanë në Kosovë...?!
Erdhi koha:Secili kokën me një anë dhe,pa fije respekti të ndërsjellë!
U lavduan shumë në një takim:Kemi arritur shumë në arsim,në ekonomi,në shëndetësi dhe,në fushat tjera të jetës...Por,harruan se pacientët në spitalet tona,ilaqet duhet me i marrë me veti dhe,është hera e tretë që PISA arsimin në Kosovë e ka vënë në listën e parafundit të arsimit në botë,gati-gati me barasvlerën e dobët me arsimin në Afrikë!
Koha dhe autoriteti i mësuesit tonë?
Pse kaq shumë jemi ndarë me ngjyrat e partive politike në Kosovë?
Për shtetin e Kosovës,pozita dhe opozita përmes aktit më të lartë juridik të Kushtetutës,e kanë përgjegjësinë e mekanizmave të njëjtë për shtetndërtimin...!
Deputet e popullit dhe vota e lirë e sovranit,është një kontratë e demokracisë,por për këto vite,deputetet harruan të takojnë ndonjëherë sovranin e votës së lirë dhe,nuk kanë shkuar asnjëherë për të vizituar ndonjë fshat të Kosovës...!
Tërë jeta politike zhvillohet(vetëm)në Prishtinë!
Unë flas,ti fletë,ata flasin,por nuk i dëgjon askush.
Sa të neveritshëm,analistat (p)olitikë në televizionet tona.
Tashti kemi me qindra e mija diploma universitare dhe,u muar vesh edhe tituj (shkencor),por askush nuk ka bër një bilansë për diplomat, se sa ato kanë vlerë për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të shtetit të Kosovës!
Jeta parlamentare në Prishtinë,herë me skena cirkusi e herë me skena të komedisë...Ende nuk kemi parë nga afër ndonjë program politik(individual)të deputetëve të popullit për kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës!
Sa larg Prishtina dhe Tirana...?
Mos të harrojmë se Kosova është hisja jonë kolektive dhe kombëtare!
Çikago,mars 2024