Shënohet Dita Botërore e Teatrit

Kultura

Shënohet Dita Botërore e Teatrit

Më: 27 mars 2025 Në ora: 10:23
Shënohet Dita Botërore e Teatrit

Sot shënohet Dita Botërore e Teatrit. 27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi me propozimin e Finlandës kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror, të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në vitin 1961

Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.

INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellët me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat