Deri kur mbete n'mërgim?
Këtë mjerim
S'e din as kush!
Kaluan shumë vite
Dhe nuk arrite
Për ta kremtuar
As një festë
N'vendin tënd.
Mergimin këtë t'keqe
N'trashëgim na e lanë
T'parët
Më shumë punuan për t'huajt
Themeluan shtetin serb
Egjyptin, Turqinë dhe Greqinë
Ne shqiptarëve
Si zojtë e qyqes na lanë
Për t'bredhur nëpër botë
Herë n'Amerikë
E herë n'Evropë .
Ah!
Edhe pse sot
Kemi dy shtete
Shqpërinë dhe Kosovën
Zemra nuk pushon
Vazhdon t'qajë si përherë
Sepse mërgimi
Ky mjerim i jetës
Ne shqipëtarëve
Vazhdon akoma
Për t'na ndjekur..
A thua do t'vijnë
Ditë më t'mira?
N'mënyrë
Që mërgimin
Këtë t'keqe tmerrshme
Për t'ia dorëzuar harresës
N'historinë e shqiptarëve
Për t'mbetur vetëm
Si një ënderr dikur e keqe.