Është stinë lulesh

Kultura

Është stinë lulesh

Nga: Enver Sulaj Më: 2 prill 2025 Në ora: 13:54
Enver Sulaj

shiu bie mbi qepalla

e s’shihet syri nga loti

e dridhet buza nga ngashërimi…

është stinë lulesh

e ëndrrash të bukura

 

petalet i luhat puhiza e mbrëmjes 

të vyshkura bien lehtë-lehtë në tokë

siç biem të gjithë ngadalë-ngadalë

në heshtje

pa fjalë

në vetmi

në ëndërrime

është stinë lulesh…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat