MKRS: Pjesëmarrja në panairin e Leipzigut, hap mundësi të reja për letërsi

Kultura

MKRS: Pjesëmarrja në panairin e Leipzigut, hap mundësi të reja për letërsi

Më: 2 prill 2025 Në ora: 20:28
Panairi i Librit në Leipzig 2025

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka cilësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Panairin e Librit në Leipzig 2025 si një moment të rëndësishëm për promovimin e letërsisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

Përmes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, vendi ynë mori pjesë në këtë ngjarje prestigjioze, duke organizuar aktivitete letrare që përfshinë diskutime mbi letërsinë shqipe dhe sfidat e përkthimit, si dhe rolin e letërsisë në ruajtjen e kujtesës kolektive. 

"Qerim Ondozi dhe Feride Berisha diskutuan mbi letërsinë shqipe dhe sfidat e përkthimit, ndërsa Ag Apolloni prezantoi librin e tij Red Riding Hood: Fairy Tale for Grown-Ups, duke trajtuar rolin e letërsisë në ruajtjen e kujtesës kolektive".

"Një tjetër diskutim, i organizuar nga TRADUKI dhe Biblioteka Kombëtare, bëri bashkë Blerina Rogova Gaxhën dhe Jehona Kicajn për të debatuar mbi letërsinë kosovare në sfondin e migrimit dhe traumës së luftës", thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Pjesëmarrja në këtë panair solli interes të madh nga lexuesit dhe botuesit gjermanë, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunime kulturore ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat