Kujtesë

Kultura

Kujtesë

Nga: Ardian Haziri Më: 7 prill 2025 Në ora: 14:05
Ardian Haziri

Një tabelë rrugore, e kaltër si qielli;

M'i kujtoi vuajtjet, përçmimin, dhunën;

Dhe urrejtjen për popullin tim;

Mitrovica e Sremit është ai toponim.

 

M'i kujtoi prangat e ashpra në duar;

Mesomarsin e pranverës së madhe;

Letërsinë nga burgu dhe historinë;

Sakrificën për më të shtrenjtën, lirinë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat