13.4.1999 nuk ka harrim
As sot
As nesër
Kjo datë s‘do të këtë kurrë harrim.
Sot më 13.4.2025 ne po qëndrojmë.
Emrat e dëshmorve i mbajmė në zemër.
Përkujtimin tonë e kemi skalitur në lapidarë.
Ne jemi zë i drejtësisë
që nuk heshtim kurrë.
Heronjtë tanë janë krenaria e vendit.
Aty në kodër flamuri i lirisë valvitetë,
Aty u mbrojt pragu i shtëpis Kosovë.
Kosova është e para.
Kur politikajve arsyja ju mungon.
Vendi dhe liria që e gëzojmë
është pronë e të gjithve
dhe amanet i dëshmorve tanë.
Në s’lejojmë,
që dikush lirin tonë ta keqëpërdorë.
Dëshmoret sakrifikun jetën për liri .
Ata nuk vdesin kurrë,
At janë
më ne,
e në ne.
Ne i përkujtojmë
Lirin e vendit ta ruajm për jetë.