As fjala “Korsi” nuk është shqip…
As fjala “dedikim” nuk është shqip….dhe as fjala “kamionë”…!!!
…dhe fjalia e ndërtuar kështu a nuk është një përçudnim…???
Korsi në shqip përafrohet me fjalët rrugë dhe degëzim rruge…kurse fjala dedikim në shqip përafrohet me fjalët shqip kushtim, kushtuar apo…
Dhe kjo fjalë ka një rregull gjuhësor që nuk lë shteg për tjetërsim, për ata që flasin shqip, mendojnë shqip dhe kanë arritë të bëjnë edhe klasën e parë në gjuhën shqipe, të mësojnë vetëm abetaren shqipe.
Kjo fjalë përdoret vetëm për frymorë, e vetëm për njerëz…bile për Njerëzit e Shquar….
Nuk përdoret për kafshët, shpendët dhe asnjëherë për Jo frymorët, pra për sendet e pa shpirt, e as për makinat a kamionët kurrsesi…!
Dhe ky “përçudnim”është ballas në ballë të hyrjes së tynelit, të vetmit tynel që ka histori dhe që lidh dy vendet tona shqiptare, Kosovë dhe Shqipëri.
Pa u zgjatë, edhe pse ka shumë shëmbuj që trishtojnë në përdorimin e shtrembërimin e emërtimeve të gjuhës shqipe, gati kudo në trojet tona, ky rast mendoj se është një keqpërdorim i qëllimshëm dhe jo një pakujdesi e rastit….
Aty çdo ditë hyjnë shqiptarët e të huaj, bejnë pagesën dhe askujt nuk i bën përshtypje…
Si ka mundësi, aty kalojnë qeveritarë të dy shteteve, politikanë e deri kryeministra e ish kryeministra, presidentë e ish presidenta, gjuhëtarë dhe shkencëtarë, gazetarë e krijues e mësues e të shkolluar…dhe nuk ndalojnë e qorrazi si pa e venë re ikin….
Kjo është e tmerrshme “shkujdesje”?!!!
Për mua ka tre shpjegime:
E para, që nuk me besohet eshtë “shkujdesja”atdhetare, dhe mungesa e përgjegjshmërise si njerëz e figura publike….
E dyta, që ka shkuar aq larg arroganca pushtetare sa askush nuk ndigjon më që të rregulloj a përmirësoj diçka për shqiptarët…(!!!)dhe çdo bashkëbisedim në linjat vertikale me qytetarët, dhe në linjat horizontale midis strukturave shtetërore është shkëputur…
Ose, e treta është qëllimdashëse për të deformuar gjithshka nga gjuha jonë…dhe kjo ndoshta ka prapavijë të errët antishqiptare.
Ashtu si njeriut që i afrohet vdekja nga humbja e muskujve të kembëve e hollimit të tyre, edhe një kombi i afrohet shuarja e fshirja nga poshtrimi e nënçmimi i gjuhës amtare…
SMulaj,
Prill 15, 2025
Kalimash, Shqipëri