Gjendet në fshatin Kërvasari,
Komuna Malishevë,
Kosovë.
Pranë saj ngrihet një mal,
Dhe pak më poshtë saj
Rrjedh një lum,
Të cilin bashkë me shtëpinë time
Nuk mund ta harroj kurrë.
Kur isha i vogël,
Së bashku me moshatarët e mi
Shkonim pranë lumit,
Luanim dhe dëgjonim muzikën
Që e krijonin dallgët e ujit
Duke rrjedhur nëpër gurë.
E që sot, pas 76 vjetësh,
Edhe pse në mërgim,
Shpesh më shtihen
Në ëndërr, në gjumë.
Gjatë luftës së fundit,
Forcat kriminale serbe
Ma granatuan shtëpinë.
Tani, edhe pse në vendin e saj
E kam ndërtuar një tjetër shtëpi,
Atë të vjetrën, në të cilën kam lindur,
Do ta mbaj në kujtesë për gjithmonë –
Jo vetëm në këtë jetë,
Por edhe në atë botën tjetër.
Vetëm ata që janë në mërgim
E dinë
Sa i rëndë në shpirt është mërgimi.
Gjatë gjithë jetës,
Kahdo që të shkosh,
Zemrën ta rëndon
Nostalgjia për vendlindjen.