Sonja Biserko!

Kultura

Sonja Biserko!

Nga: Adem Bytyçi Më: 20 prill 2025 Në ora: 08:20
Autori Adem Bytyçi

Fjala e drejtë

Është e idhtë

Kur thuhet

Ashtu siç është

Në të vërtetë!

Vuçiqi ka shumë aleatë

Në Kosovë dhe Shqipëri.

Për ndarjen e Kosovës,

I pari ndër ta

Që përkrahu këtë iniciativë

Në takimin e Nishit

Me Vuçiqin,

Ishte Edi Rama,

Kryeministri i Shqipërisë.

Këtë pazar të ndyrë

E para që e prishi

Ishte zonja Merkel,

Ish-kancelarja e Gjermanisë.

Kjo ëndërr e Vuçiqit

Akoma nuk ka vdekur.

Pret përkrahjen e Rusisë

Dhe të shqipfolësve shqiptarë pro-serbë

Për ta zbatuar në jetë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat