Mos e hapni kurr!
Ai nuk pret askënd tani
për ta puth.
Sa ishte gjallë
i thatë është poet,
diçka edhe më të tmerrshme,
ka lujt…..
Edhe ju o poetë,
e patë vënger si një plesht,…
me fjalët e tij,
pas veshi,
kryet e keni krujt….
Tani bëni hatanë,
arkivolin e tij pritët,
e përloteni si prostitutat,
për të berë një fotografi,
me turinj mbush botoks si mushkë.
Kur ju tha se djepet tani nuk duan fëmijë,
kur malet duan të digjen,
bulevardet nuk pranojnë hapa
sandalesh të vajzave të bukura
por bastune e karrocë pleqësh duke u shtyrë,
kur dyert e teatrit duan të mbyllen
se dyert e shtëpive e rrugët
bejnë gjorulldi,
luajnë komedi e tragjedi,,,
nuk e besuat,
ju i thatë i çmendur,
ka fantazi të sëmurë…
Tani, mos e hapni
atë arkivol…
Aty nuk ka asgjë,
Asgjë nuk mori me vehte…
I la të gjitha të gdhendura në germa,
skalitë me daltë në gurë.
Ato fjalë edhe pas vdekjes,
zhurmojnë pa nda
si gurrë…
SMulaj
Prill 21, 2025
New Jersey, USA