Fëmijët janë dritë e shëndet për jetë!...

Kultura

Fëmijët janë dritë e shëndet për jetë!...

Nga: Sami Arifi Më: 23 prill 2025 Në ora: 21:00
Sami Arifi

Shkëlqësia e fëmijëve me t’vërtetë,

ata janë dritë e shëndet për jetë!

Lora vogël bukur ndriçon,

Gjyshin e vet shumë e gëzon!

Prindritë e Gjyshi janë t’lumturuat,

edhe n’vështirësi t’jetës janë t’gëzuar!

Lora ka motër edhe vëlla,

E duan ate sa më s’ka!

Lanti m’i madhi nga shkolla kur t’vi,

motrat e tij i ka n’mbrendi!

Lejen e vogël dytë e përqafojnë,

Lanti e Lora ate shumë e dojnë!

Lanti e Lora janë dytë t’gëzuar,

me Lejën e vogël kurrë s’janë t’hidhëruar!

Fëmijët janë dritë edhe jetë,

Botës njerëzore i japin shëndet!...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat