"Baba Lum" – kështu quhet projekti më i ri muzikor, i cili, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka ardhur ditë më parë nga artisti Orhan Shaqiri.
Duket se kjo këngë nuk ishte vetëm një dëshirë, por edhe një amanet që ai donte t’ia kushtonte babait të tij, artistit të njohur Mazllum Shaqiri – Lumi.
Vetë Orhani është falënderues ndaj të gjithëve që e kanë dëgjuar dhe vazhdojnë ta pëlqejnë këtë këngë, e cila në vetëm pak ditë ka arritur afro 100 mijë shikime.
Amaneti u përmbush, ndërsa tashmë artisti i ndjerë, babai i tij Lumi, do të mbetet i gjallë edhe përmes këtij shpirtërimi të fuqishëm artistik.
Ju ftojmë ta dëgjoni këngën në linkun më poshtë.