A të kujtohet?

Kultura

A të kujtohet?

Nga: Dedë Preqi Më: 24 prill 2025 Në ora: 15:33
Dedë Preqi

A të kujtohet Kosovë,

Klithma e buzëve të fëmijëve

Që era ua thante shkumën e njomë

A t’kujtohen lutjet e nënave qëndrestare

Në prehërin e tyre binin si gjethe të thara.

A të kujtohet Kosovë,

Ajo flaka e orëve të mbaruara

Me jetëra n’mes zjarrëve e rrethuar

Në rrethin e hekurt të gojës së patkoit

Plot yje ndriqonin me gjoksin e shpuar.

Sot diçka në mes buzëve po dridhet

Stuhija kombanat e trishtimit po i josh,

Si do të shkosh rrugës që askund nuk shpie

Rrugëtimin tënd një urthi e gërryen tinëza

Dhe një perde të zezë po i vë në bebëza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat