Kur zhapiku bëhet krokodil?!

Kultura

Kur zhapiku bëhet krokodil?!

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 27 prill 2025 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Vendosi një zhapik, të hyjë në politikë,

Në fillim sillej urtë e butë, si zvarranik.

Sovrani i shtoi ujë të pastër në pishinë,

Si edhe ushqime kalorike me vitaminë.

Midis të mirash, me shumë shije e stil,

U rrit zhapiku politik na u bë krokodil.

Filloi të fryhej me gojë, qafë dhe bisht,

Vepronte me sherr e intriga qëllimisht.

Kur nisin kritikat te pushteti i papunë,

Thotë si Luigji XIV: “Shteti jam unë!”

Nuk e vret mendjen, për vota e popull,

Sillet sikur një perandor, rreth e rrotull.

Qytetarët me halle, pyesnin në panik:

- Si ta kthejnë krokodilin në zhapik?

Një plak i zgjuar e me shumë përvojë,

Nxori urtësinë për njerëzit në nevojë.

Mos i shtoni ujë, luks, vota e pushtet,

Ngadalë zhapiku kthehet në identitet.

Përndryshe zvarraniku ashtu si dikur,

Rritet më shumë dhe bëhet dinozaur!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat