Vals në fronin e dashurisë

Kultura

Vals në fronin e dashurisë

Nga: Vjollca Aliu Më: 29 prill 2025 Në ora: 14:40
Vjollca Aliu

Nën gurgullimën e ujit poshtë te kroi

Shtrirë mbi gjoksin tënd me aromë ftoi

Sikur në një vreshtë me rrush kisha hy

Aq ëmbëlsi ndjeu shpirti im kur të takova ty.

As puhiza e shelgut s'po bënte fllad

Ku dashuria digjte dy shpirtra të zjarrtë

Një serenadë korçare nga zogjtë këndohej

Si himn i dashurisë që po kurorëzohej.

Me tingujt perlë të lumturisë

Shkëlqimi po shtohej në Fronin e Dashurisë

Me valsin e ndjenjave zemrat po vallëzonin

Si vulë e dashurisë që e meritonim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat