Pritje për asgje

Kultura

Pritje për asgje

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 1 maj 2025 Në ora: 16:00
Autori Milazim Zeqiraj

Në Liri,

Vendi ka ngrohtësi, besë e dritë.

Kaluam nëpër stuhi,

Lirin e shkruam në gurë e zemra.

Sot në vendin e çliruar,

po levizim si hije pa zë.

Durimi po bie,

Dashuria po humb kuptimin. Fjalet po  shndërrohen në flakë.

Mos më  pyesni,

nuk  kamë kohë të përgjigjem.

Koha jonë është pritje,

dje, 

sot 

dhe nëserë.

Pritshmërit po humbin ,

Përpjekjet po numërohen

Durimi po shkrihet në heshtje,

si yjt në agim që humbin shkelqimin.

Ti ke një hall e ne kemi shumë.

Ne nuk thirrem pritje

Në pritje dielli s‘po ngroh trupin tonë të ngrirë.

Vendi pa ngrotësi,

natyra pa gjelbërim.

Askush nuk pyet kush u shkri për një fjalë.

Jemi shqetësuar për asgje.

Zgjohem në agim e iku më shqetësimet e mia.

Pandershmëria  rrezikon ngrohtësin shpirtrore.

S’lejojmë vendi e populli të mbesin si pika në lis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat