Pse president Rugova
T’kujtojmë në çdo hap,
Edhe kur jemi të qetë
Edhe me kokën e nxehtë?
Dhe atëherë kur ta dëmtuan makinën
Cak, të eliminojnë Ty president,
Ti buzëqeshe, reagove i qetë pa vrerë
U thë shokëve, shpëtuam edhe këtë herë.
Të priste Havier Solana në takim
Një fjalë se nxore me mikun përballë,
Edhe ai e dinte se nuk zbrite nga qielli
Por për fat të mirë që shpëtove i gjallë.
Respekt për jetë o, president historik
Armën më të fortë e mbaje buzëqeshjen,
Do të përkulën sot te varri «dushmanët»
Për fat t’keq shqipfolës, do i fshehin gjurmët.