Kur nata vdes

Kultura

Kur nata vdes

Nga: Ardian Haziri Më: 2 maj 2025 Në ora: 23:45
Ardian Haziri

Mesdita është kapitur, midis reve të dendura;

Para se dielli të ngrihej në zenit.

Nata plakë, dergjet në shtratin e vdekjes.

Bashkë me të zezat e saj të frikshme;

Është shuar edhe flirti me djallin.

Sikur heshtja ta merrte fjalën;

Edhe agu i parë, do të ndriçonte më tepër;

"Jam i gjallë, në jetën e vrarë";

Do të quhej një kryevepër.

Pranvera e mbushur me aromën e luleve;

Dimrit asnjëherë nuk i besoi, prandaj edhe lulëzoi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat