Koha e çrregulluar kërkon vendosmëri
qetësi shpirtërore për atdheun
natyrën të veshni me gjelbërim
zbukuroni hapësirën me qëllime parësore.
*
Mbyllni hendekun e mallkuar
dritëzoni ardhmërinë rinorit
jeni të ftuar të gjeni portën e bashkimit
hijeshoni godinën e popullit.
*
Kërkesat nuk janë ëndrrat e një lypësari
premtimet ju presin para derës
zgjohuni o ju kryefjalët e burrërisë
zjarrit të ndezur hedhni ujin e bekuar.
*
Mos na braktisni në shkretëtirë
jemi të etur demokracinë të gëzojmë
endemi pranë newbornit
domethënien e jetës të dorëzojmë atdheut.
*
Çfarë të them poezisë së nëpërkëmbur
metaforës që më refuzon
si të skjaroj letërsisë tonë të dashur
në ç'vend vendimet burojnë e jetësojnë...
*
Afër, pranë, në dorë e keni çelësin
dhembja pikon nga lotët e tharë
heshtjes, fjalamanisë thuani lamtumirë
kufirit të përçarjes vendosni "no pasaran..."
*
Nëse nuk keni përgjigjen e duhur
mungon arsyeshmëria i të qenit i vendosur
votën e hedhur ju e shtrydhni
prapa skenës rrugë të mbarë ju urojmë ...
Tyran Prizren Spahiu
vargje poetike
FANARI