Ti linde për të mos vdekur kurrë,
për lirinë e popullit tënd
dhe të Kosovës martire.
U flijove atëherë,
kur Kosovës i duheshin
sa më shumë dëshmorë
dhe heronj.
Në kohën kur
makineria vrastare e Serbisë
vriste pa mëshirë shqiptarë —
pleq, gra dhe fëmijë —
ti nuk iu ndave asnjë çast
Dr. Ibrahim Rugovës,
ikonës së pavarësisë së Kosovës.
Dhe më në fund u flijove
për idealet e tua dhe të tij —
për lirinë e Kosovës
nga një sundim gjakatar
dhe mizor serb,
që aq gjatë
nuk u ngop me gjakun
e një populli të lashtë,
paqedashës
dhe autokton në tokat e tij,
që nuk i kishte hak askujt,
ashtu siç ishte populli
shqiptar në Kosovë.
Prof. Fehmi Agani,
ti u flijove
për të mos vdekur kurrë.
Emri dhe heroizmi juaj
për çlirimin e atdheut — Kosovës —
do të jetojë përjetësisht
në zemrat dhe shpirtin e gjeneratave,
për aq kohë sa do të ekzistojë
kombit shqiptar
dhe emri i Dardanisë,
që më vonë
është quajtur Kosovë.