Kush është Ukshin Hoti?

Kultura

Kush është Ukshin Hoti?

Nga: Adem Bytyçi Më: 15 maj 2025 Në ora: 08:12
Adem Bytyçi

Tribuni popullor,
eruditi dhe atdhetari i flakët
që është flijuar për Kosovën
dhe akoma nuk dihet
varrin ku e ka.

Kush dhe pse
nuk flasin për
kontributin e këtij patrioti,
i cili nga të parët në Kosovë
i doli zot atdheut
atëherë kur digjej në zjarr
nga okupatori serb.

E burgosën serbët
e torturuan në mënyrë monstruoze,
por asnjëherë nuk arritën
ta gjunjëzonin,
edhe ashtu i gjakosur,
me dhëmbë dhe nofulla të thura
pa reshtur thoshte:
"Kosova është e jona
dhe do ta çlirojmë
nga okupatori serb –
Serbia, e cila që 100 e më shumë vite
këtë tokë e ka larë me gjakun tonë."

Kush janë ata politikanë të Kosovës,
që flasin shumë pak
për heroizmin e Ukshin Hotit?
Janë ata,
që thonë se krimet e llahtarshme
kundër shqiptarëve
Serbisë duhet për t’ia falur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat