Butakët! (Satirike)

Kultura

Butakët! (Satirike)

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 maj 2025 Në ora: 19:33
Autori Adem Bytyçi

S’kanë as intelekt,

as memorie.

Për politikë

s’u bie fare ndërmend.

Butakët s’kanë as intelekt,

as memorie.

Nuk e dinë ç’janë seancat,

as parlamenti,

as shteti,

as populli.

Butakët janë qenie të pakoshiente.

S’kanë as intelekt,

as memorie.

Përveç ushqimit –

qoftë edhe në kontejner –

nuk u intereson

asgjë tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat