Dihet se edhe kuvendin
e shndërrojnë n'sqenë
t'kësaj muzike
duke injoruar
interesatë e Kosovës martire.
Ata që dikur
këndonin muzikë tallava
n'restorane,
sot janë bërë
zëri i ca partive politike ,
duke sabotuar
konstituimin e kuvendit
t'Republikës.
Përderisa n'sqenën politike t'Kosovës
t'jenë ata t'muzikës tallava
Kosova , nuk ka për t'parë dritë
dhe qytetarët e Kosovës
do t'jetojnë n'mjerim
dhe varëri.