Një shekull e më shumë
Dëgjuam zërin e kukavajkës,
Me gjëmët e saj hijerënda
Dhe gugatjet si në ëndërra.
Kënga e saj me dënesje e vaj
Në një simfoni të egër gjason,
E përzier me helm e vrerë
Nuk di fatin e kujna e vajton.
Sikur një mallkim i tillë rëndon
Kukavajkën e përcjell përherë,
Edhe zogjtë e saj e trashëgojnë
Dhe diellin që i ngroh e glasojnë.
Do glasojnë edhe mbi plisa të bardhë
Apo në kapelat e ilustruara t’Evropës,
E kanë porosi dhe mësim prej «ëmës»
Duke i hedhur një grusht mjegull botës.
Car Lazari, n’mes sheshit drejton gishtin
Zogjtë e kukavajkës për rreth tundin bishtin,
Gishti i carit i prek plagët e freskëta me hekur
Me portretin e tij të çartur si një princ i egër.