Nuk ka ditë më të rëndësishme
për fëmijë,
se 1 Qershori –
dita kur fëmijët e mbarë botës
e kremtojnë me dashuri
dhe gëzim të madh.
Me recitime,
me valle gjithandej,
ata kërkojnë
liri dhe të drejta
edhe më shumë.
Edhe fëmijët e Kosovës
këtë ditë e festojnë
të gëzuar, në mënyrë madhështore,
duke u lutur për lirinë
e moshatarëve të tyre
në Ukrainë
dhe vende të tjera të botës,
atje ku luftërat
ua kanë prishur
gëzimin dhe lirinë
për ta festuar
1 Qershorin – ditën e tyre,
që si çdo vit
e kanë pritur me padurim.