Sabri Hamiti i dhuron BKK-së koleksionin e veçantë të kolanës

Kultura

Sabri Hamiti i dhuron BKK-së koleksionin e veçantë të kolanës

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 16:47
Pamje nga takimi

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka njoftuar se akademik Sabri Hamiti i dhuroi sot kësaj biblioteke koleksionin e veçantë të kolanës “Bisedime Parlamentare 1920–1939”.

Institucioni nëpërmjet rrjetit social "Facebook" ka bërë me dije se kjo kolanë, e përgatitur dhe e botuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përbën një pasuri me vlerë afatgjatë, e cila do të shërbejë si burim i rëndësishëm për studiuesit, studentët dhe të gjithë të interesuarit për historinë politike dhe institucionale shqiptare.

“Kjo kolanë, e përgatitur dhe e botuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përbën një pasuri me vlerë afatgjatë, e cila do të shërbejë si burim i rëndësishëm për studiuesit, studentët dhe të gjithë të interesuarit për historinë politike dhe institucionale shqiptare.

Biblioteka Kombëtare shpreh mirënjohje të thellë ndaj z. Sabri Hamiti për kontributin e çmuar në pasurimin e fondit të bibliotekës me vëllime me vlerë të veçantë për trashëgiminë kulturore dhe historike shqiptare”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat