E pashë një ëndërr

Kultura

E pashë një ëndërr

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 qershor 2025 Në ora: 17:30
Autori Adem Bytyçi

U mërzita shumë,

fillova të qaj,

lotët më rridhnin si lumë

nga malli,

që nuk e kisha parë prej kohësh

ikonën e shtetit tonë –

Dr. Ibrahim Rugovën,

të cilin shqiptarët e Kosovës

e deshën aq shumë.

Dr. Ibrahim Rugova

më tha:

"Merre këtë porosi,

dërgoja atyre që i kam lënë pas."

Thuaju:

"Kosova

ka nevojë për ju.

Bëhuni bashkë,

formoni qeverinë,

sepse një akt i tillë

është në të mirën e kombit

dhe atdheut."

Dr. Rugova, në rreshtin e parë

të porosisë shkruante:

"Sa më parë formoni qeverinë,

mos e lini shtetin pa institucione!

Këtë e presin miqtë tanë

euro-amerikanë,

që bënë aq shumë

për ta bërë Kosovën shtet

dhe për të na çliruar ne

nga një regjim i egër serb."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat