Kosova legjendë e vërtetë

Kultura

Kosova legjendë e vërtetë

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 7 qershor 2025 Në ora: 20:57
Milazim Zeqiraj

Kosova nuk është vetëm vend, 

por është një frymë patriotike,

që kujtimin e mbanë gjallë për të gjithë.

 

 

Emër i madh në botë,

që tingllon e vërtetë dhe legjendë.

Jeton në ne e më ne.

Në mes kujtimit e legjendës. 

Kafshatë që nuk kapërdihet kurrë.

 

 

Dikur Pellazgji, Dardani, e Iliri 

Sot Kosovë e nga inati Kosovo.

Dikur Dardani në Gadishull Ilirik 

Sot Kosovë në Gadishulli Ballkanik. 

 

 

Emër më tri zanore e tri bashkëtigëllore.

Në zemër të mbajmë më flamur kuq e zi, 

Në kokë më plisin e bardhë,

që fuqishëm Kosovë shqiptare tingllon.

 

 

Kosovë vend i rezistencave e luftave,

Dëshmi e dhimbjës dhe simbol trimërie.

Më heroizëm u ngritëm për lirin.

Ti gjithmonë flamur lirie në shqiptari.

 

2.

 

Vend i trimave për liri, e varr për armikun.

Vend i kullave të djegura, e këngëve kreshnike.

Vend i luftave e betejave të mëdha në histori

nga e vërteta dëri në legjendë.

 

 

Si një Diell i pa ndarë po qëndron në qiell,

Armiq të ndryshem të ranë trup e terthorë.

U munduan të pushtojnë e sundojnë,

por nuk arritën kurrë.

Një ditë u zhduken për mos u pa kurrë.

 

 

Ti jë një Nënë e madhe, 

që ruan kujtime trimërie.

Më këmbë në gurë e kokë në qiell,

Kosovë kreshnike ti nuk vdes kurrë.

 

8/2000

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat