Morrja nuk e ka mbytur askënd,
po ta publikoja këtë ëndërr
edhe një milion herë,
nuk do të mjaftonte.
Ah, sa trishtim...
Edhe për herë të njëzet e nëntë
seanca e Parlamentit për ta konstituuar
Kuvendin dështoi.
Kur e pashë ëndrrën,
u përmallova shumë,
fillova të qaj,
lotët më rridhnin si lumë,
nga malli,
sepse nuk e kisha parë prej kohësh
ikonën e shtetit tonë –
Dr. Ibrahim Rugovën,
atë që shqiptarët e Kosovës
e deshën aq shumë.
Dr. Ibrahim Rugova
më tha:
**"Merre këtë porosi
dhe dërgoja atyre që kam lënë pas.
Thuaju:
‘Kosova ka nevojë për ju.
Bëhuni bashkë,
formoni qeverinë,
sepse një akt i tillë
është në të mirën e kombit
dhe të atdheut.’"**
Dr. Rugova, në rreshtin e parë
të porosisë shkruante:
"Sa më parë, formoni qeverinë.
Mos e lini shtetin pa institucione.
Këtë e presin miqtë tanë
euro-amerikanë,
që bënë aq shumë
për ta bërë Kosovën shtet,
dhe për të na çliruar ne
nga një regjim i egër serb."