Pritje e gjatë

Kultura

Pritje e gjatë

Nga: Dedë Preqi Më: 12 qershor 2025 Në ora: 08:06
Dedë Preqi

Sa vite e vite ecën e u rrokullisën

Me shekuj e pritëm ardhjen tënde,

Duke pritur u mërdhim rreth oxhakut

Duke na kafshuar gjarpinjt e gjakut.

Pse nuk qëndroje në mesin tonë

E kërkuam arsyen me qindra herë,

Herë me zgjatjen e qafës në heshtje

E herë me shtrëngim të dhëmbëve.

Dhe një ditë si nëpër gjumin e shekujve

Mbas shumë e shumë pritjeve të gjata,

E munde kulqedren e vjetër qelbësirë

Por, lëkura e qengjit sikur mbetet e shqyer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat