Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë

Kultura

Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë (MONOAKT) rikthehet këtë vit me edicionin e tij të XVII-të, i cili do të mbahet nga data 8 deri më 13 qershor 2025. Ky festival organizohet nga Shtëpia Teatrore-Filmike AKT, në bashkëpunim me Teatrin Dodona dhe Skenën e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

MONOAKT 2025 do të zhvillohet në disa kategori të ndryshme dhe do të përfshijë një mori aktivitetesh artistike dhe kulturore:

Festivali MONOAKT – konkurrencë ndërkombëtare e monodramave.

MONOAKT+ – kategori jonkonkurruese e shfaqjeve kamertale.

MonoSTRIPI – kategori studentore dedikuar performancave pa tekst.

MonoPERFORMANCE – hapësirë për aktorët e rinj që zhvillojnë forma moderne të monoperformancës.

Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillimin e Monodramës.

Punëtori teatrore për studentë, të rinj dhe fëmijë mbi zhvillimet në teatrin dhe monodramën bashkëkohore.

Takime dhe informim medial mbi rrjedhën e festivalit.

Vizita në institucione të trashëgimisë kulturore dhe historike të Kosovës.

Ekskursione turistike dhe kulturore për mysafirët ndërkombëtarë.

Në këtë edicion do të marrin pjesë artistë, juristë dhe të ftuar nga një numër i madh shtetesh, përfshirë: Islandën, Gjermaninë, Ukrainën, Greqinë, Turqinë, Rumaninë, Bosnje dhe Hercegovinën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Festivali MONOAKT vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të teatrit alternativ në rajon, duke ofruar platformë për artistë nga e gjithë bota dhe duke kontribuar në zhvillimin e artit skenik në Kosovë dhe më gjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat