Qielli ka flakë
Ne jemi në ëndërr.
Qiell ka flakë, yjt po përplasën në heshtjë.
Ka zjarr, disa digjën për dritë e ngrohtësi.
Në rrugën e qumshtit në ku paqa dominon,
sebashku s´jetojnë në harmoni.
dëshirojnë në dritën e vetë mu shkri.
Humbin kur dielli shkëlqesinë jau merr.
Koha po na ik pa e verejtë.
Veshtërsit tona,
janë nga ne me fetyra njerëzish.
Ne ecim në gjykimin e kohës.
S´jemi vetëm në rrugëtim tonë.
Me 9225 ne ishim të sinqertë,
me nderë e kryam detyrën.
Jemi pa forcë, përgjegjësit tona tek ju i kemi dorzu.
Më kot tëntoni të na ndalin,
Ne nuk jemi vetëm.
Në Kosovën e lirë dhe të pavarur,
marshojmë me miqet tanë e s´nadalemi.
Më durim aktiv e me miq kemi arrit Diellin.
Nga data 12.6.1999 jemi të lirë.
Sot e kuptojmë forcën tonë.
Liria e jonë
Lirin e jonë është hyjnore,
erdhi nga qielli,
me vallën e madhe Botërore.
Armikun e mundem nga qielli,
e ërrsirën nga Dielli.
Liria s´është ëndërr që s’kuptohet.
Më përgjegjësi sebashku,
të punojmë drejt kuptimit të mirë,
që liria e jonë të jet me diell dhe e lirë.
Ta ndihmojmë lirin tonë,
që të jemi të lirë.
Gjaku i jonë
Gjaku i jonë
më shumë faktorë.
Edhe uji ka
kur të nxehte
vlon,
por ka fuqi,
vetën e qetëson.